Bashkohu me ne për të festuar atë shkëndijë të vogël që e shndërron një çast të zakonshëm në diçka të paharrueshme. Qoftë koha e kaluar me miqtë, vendi yt i preferuar për t'u takuar e për të kaluar kohë së bashku, apo një aventurë spontane, Add Zero është një ftesë për të festuar çastet që sjellin gëzim, afërsi dhe optimizëm në jetën e përditshme.
Jeta është e mbushur me çaste që, edhepse zgjasin shkurt, kanë fuqinë ta bëjnë ditën tonë më të bukur. Një buzëqeshje e papritur. Një kafe spontane me miqtë. Një shëtitje e paplanifikuar që shndërrohet në një kujtim të bukur. Janë pikërisht këto çaste që na kujtojnë të përqëndrohemi te gjërat pozitive, ta shijojmë të tashmen dhe ta shfrytëzojmë sa më shumë çdo ditë.
Pikërisht për këtë arsye, krijuam fushatën Add Zero - për të festuar çastet që e bëjnë jetën pak më të ndritshme. Qoftë një ditë e gjatë pune që përfundon me një takim të paharrueshëm me miqtë siç na tregoi Fat Cacko; apo një histori si ajo e Dinës ku frymëzimi lind ndërsa ajo shëtit me biçikletë nëpër qytet, pa pasur një destinacion të caktuar në mendje, apo thjesht kënaqësia që ndjen pas një seance patinazhi, si në historinë e Alex-it, Add Zero feston çastet spontane, të sinqerta dhe të natyrshme, që vijnë pa sforcim.
Këto janë përvojat që na sjellin gëzim, na ndihmojnë të lidhemi me veten dhe të tjerët dhe na kujtojnë të shijojmë çastin. Për secilin prej nesh, ato mund të jenë të ndryshme, por kanë diçka të përbashkët - ndjesinë se asgjë nuk mungon. Gjithçka që duhet të bësh është të shtosh Coca‑Cola Zero Sugar dhe të shijosh edhe më shumë gjithçka që e bën jetën të bukur.