Веге бургер

Vege burger

Jua sjellim recetën e përkryer të @glavcedejan i cili ka përgatitur burger, i cili shkon në mënyrë të përkryer me Coca‑Cola!

Më poshtë mund ta gjeni recetën, kurse klikoni në Këtu që ta shikoni videon.

Recetë: 

 

Bukë për burgerin: 

  • 6 gr maja 
  • Ujë qiqrash 50 ml 
  • Miell 250 gr 
  • Ujë i ngrohtë 130 gr 
  • 1 lugë sheqer 
  • 1 lugë e vogël kripë 
  • Margarinë 40 gr

Procedura: 

Fillimisht, bashkohet uji me sheqerin dhe majanë, lihen 10 minuta që të aktivizohet majaja dhe shtohen të gjithë përbërësit. Përziejini gjithçka mirë që të bashkohet, lëreni brumin të vijë për 40 minuta. Më pas e ndajmë brumin në topa 120 gramësh, formojmë topa të bukur të lëmuar, i rregullojmë në një tepsi dhe i lemë të vijnë të mbuluar edhe për 40 minuta. Më pas lyhen me ujë qiqrash dhe piqen në furrë të nxehur në 200 gradë për 15/20 min. 

 

Vege qofte 

Kulloni një kanaçe qiqrash (mbani mënjanë ujin për bukën), grijini ose shtypeni qiqrat së bashku me 100 gr brokoli të zier dhe 2 lugë majdanoz. 

Vendosni 3 lugë miell, 1/2 lugë çaji piper të kuq, 1/2 lugë çaji kurri pluhur, 1/2 lugë çaji shafran, 1/2 lugë çaji qimnon, 1/2 lugë çaji koriandër, kripë dhe piper. Skuqen në vaj të nxehtë dhe lihet në një pecetë që të thithet vaji i tepërt. 

Për shërbim me qoften: 

BBQ me erëza, domate, qepë e freskët, rukola e freskët dhe patate të grira hollë të skuqura.  

Shërbejeni të ngrohtë me Coca‑Cola të ftohtë ose me Coca‑Cola Zero.

Receta juaj për magji është gati!

Nëse e ftoni dhe shoqërinë Tuaj, Coca‑Cola 6x0,33 është paketimi i përkryer për Ju!

Ju bëftë mirë