misirka

Gjel deti i shijshëm

Në sezonin e festave dhe festimeve, recetë për magji na duhet më shumë se kurrë ndonjëherë. @Daveskitchenofficial na përgatiti gjel deti të shijshëm, mënyrë e përkryer për t’i impresionuar familjen dhe miqtë.

Recetë: 

 

Përbërjet e nevojshme

  • 3-4 kg gjel deti
  • 250 g gjalpë i butë 
  • 1 lugë çaji trumzë
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 1 lugë çaji qepë pluhur
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji rigon
  • 1 lugë çaji kopër 
  • kripë dhe piper i zi sipas shijes
  • 1 limon 
  • 1 kockë supe viçi
  • 2 lugë çaji niseshte
  • 200-250 ml ujë 

Procedura: 

Përziejini fillimisht të gjitha erëzat me gjalpin e shkrirë dhe lyejini të gjithë gjelin e detit nga pjesa e brendshme (nën lëkurë) dhe nga pjesa e jashtme.   Në pjesën e brendshme të gjel detit vendoseni limonin.  Mbulojeni me letër alumini dhe piqeni në furrë në tavë 3-4 orë në 150 gradë.  Hiqeni letrën e aluminit dhe me lëngjet lyejeni gjel detin, duke e përsëritur në çdo dhjetë minuta procedurën.   Nxirreni nga furra dhe mbulojeni me letër alumini që të ruhen të gjitha lëngjet, kurse me lëngun e tavës në stufë përziejini ujin, niseshten dhe supën që të bëni një salcë më të mirë dhe më të trashë.

Shërbejeni me Coca‑Cola Zero dhe shijojeni.