Kafeneja “Toto” e Shkupit me histori familjare prej 31 vitesh me një meny fituese, cilësia e së cilës nuk ka ndryshuar që nga fillimi, është vendi që thjesht nuk mund të mungojë – pavarësisht nëse bëhet fjalë për një drekë familjare apo një relaksim kurman me miqtë.
Ky vend, ku sharmi i paimitueshëm i stafit ju mirëpret me një buzëqeshje të madhe prej dekadash, është vendi ku duhet të shkoni për një burger Sharjah me krem, të kombinuar në mënyrë perfekte me Coca‑Cola Zero, apo meze sezonale të bëra vetë, që priten me padurim nga të gjithë dashamirët e ajvarit, pinxhurit, malixhianos...
Fryma shtëpiake, atmosfera e relaksuar dhe cilësia e ushqimit, të cilat shërbehen prej më shumë se tri dekadash, është “magneti” që tërheq mysafirët dhe e bën kafenenë “Toto” plot me njerëz që shijojnë çdo moment të kaluar aty.
Prandaj kafeneja “Toto” është një pikë referimi epike gastronomike dhe një diamant i rrallë në skenën mikpritëse të Shkupit.