Rregullore e Promocionit “Loja Promocionale Fanta Halloween ” të organizuar nga “Coca‑Cola Bottling Shqipëria” (CCBS)

  1. Subjekti organizues i promocionit “Loja Promocionale Fanta Halloween” është shoqëria Coca‑Cola Bottling Shqipëria Shpk. (CCBS), NUIS J61901061H, me seli në adresën: Rr. Kombëtare Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Tiranë.

  2. Promocioni “Loja Promocionale Fanta Halloween” do të zhvillohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

  3. Mund të marrin pjesë në promocionin “Loja Promocionale Fanta Halloween” të gjithë personat fizikë me rezidencë të përhershme në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë mbi 18 vjeç, nga data 22 Shtator deri më 31 Tetor 2025, të cilët do të blejnë produktet Fanta Orange, Fanta Orange Zero, Fanta Exotic, Fanta Lemon, kanaçe 150 ml, 330 ml, shishe 400 ml, shishe 900 ml, shishe 1500 ml dhe 2000 ml. Produktet janë të prodhuara nga Coca‑Cola Bottling Shqipëria shpk.

  4. Nuk mund të marrin pjesë në promocionin “Loja Promocionale Fanta Halloween”:

    • Punëmarrësit e subjektit organizues,
    • Titullarët e distributorëve të autorizuar apo punëmarrësit e tyre,
    • Punonjësit e pikave të shitjes ku tregtohen produktet e CCBS,
    • Familjarët e personave të mësipërm (bashkëshort, bashkëjetues, prindër, fëmijë, vëllezër dhe motra).
  5. Produktet e CCBS të përfshira në këtë promocion do të shiten me çmimin normal të tregut. Çmimi i rekomanduar i tregut për këto produkte gjendet në tabelën më poshtë:

EmërtimiFormatiCmimi I Rekomanduar (Pa TVSH) Cmimi I Rekomanduar (Me TVSH) 
Fanta Lemon0.15LALL  37.50ALL  45.00
Fanta Exotic0.15LALL  37.50ALL  45.00
Fanta Orange0.15LALL  37.50ALL  45.00
Fanta Orange0.33LALL  66.67ALL  80.00
Fanta Orange Zero0.33LALL  66.67ALL  80.00
Fanta Lemon0.33LALL  66.67ALL  80.00
Fanta Exotic0.33LALL  66.67ALL  80.00
Fanta Orange0.45LALL  66.67ALL  80.00
Fanta Exotic0.45LALL  66.67ALL  80.00
Fanta Lemon0.45LALL  66.67ALL  80.00
Fanta Orange0.9LALL  83.33ALL  100.00
Fanta Exotic0.9LALL  83.33ALL  100.00
Fanta Orange1.5LALL  133.33ALL  160.00
Fanta Exotic1.5LALL  133.33ALL  160.00
Fanta Lemon1.5LALL  133.33ALL  160.00
Fanta Exotic2LALL  166.67ALL  200.00
Fanta Orange2LALL  166.67ALL  200.00

 

Për të marrë pjesë në promocion konsumatorët duhet të bëjnë blerje nje nga produktet e përmendura në tabelen më lart, të hyne ne faqen e website www.coca-cola.com pa kosto. Pasi kan hyre ne faqe duhet te krijojne nje llogari me te dhenat e tyre. Me pas duke hyr tek paneli kryesor konsumatori rregjistrohet me te dhenat personal dhe skanon faturen fiskale per tu bere pjes e shorteut. Nje konsumatori mund te marr pjesmarrje me shum se nje here. Shoqeria e cila do të menaxhojë dhe monitorojë website do të jetë Agjensia Ogilvy SHPK adresa: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 4 Tiranë 1001.

Mekanika e promocionit “Loja Promocionale Fanta Halloween” konsiston në një kombinim të formulave “Bëj blerje të nje produkti Fanta, hyr ne faqen e website, skano faturen qe figuron nje nga produktet Fanta dhe apliko per tu bere pjese e shorteut “Loja Promocionale Fanta Halloween” për të fituar dhurata.

Për të marrë pjesë në promocionin “Loja Promocionale Fanta Halloween” dhe për të fituar çmimet e vëna në dispozicion nga CCBS, pjesëmarrësit duhet të ndjekin udhëzimet vijuese të përcaktuara në këtë rregullore:

  • Konsumatori duhet të bëj blerje një nga produktet Fanta pjesë e kësaj Loje promocionale.
  • Konsumatori duhet hy ne faqen e website www.coca-cola.com dhe te krijoj nje llogari.
  • Konsumatoret duhet të plotësojnë të dhënat e kërkuara në website www.coca-cola.com dhe duke shkanuar faturen fiskale ku figuron blerja e, minimalisht një produkti Fanta qe të perfundojn regjistrimin.
  • Konsumatori duhet të jetë mbi 18 vjec.
  • Loja promocionale do të jetë e vlefshme: Nga data 22 Shtator 2025 deri në datën 31 Tetor 2025, ku cdo dite e Merkurë duke filluar nga data e 1 Tetor dhe cdo javë në orën 10:00 per 6 jave rradhazi në praninë e një noteri publik të autorizuar nga CCBS, do të bëhet hedhja e shorteut për të shpallur 1 fitues. Datat e hedhjes e shorteut do jene : 1 Tetor, 8 Shtator, 15 Tetor, 22 Tetor, 29 Tetor, 5 Nentor 2025.
  • Fituesi(t) do fitojn 1 udhetim guide per 2 persona tek Keshtjella e Drakules Rumani. Fituesi do te zgjidhet ne menyre rastesore. Noteri do të certifikojë me anë të një procesverbali, i cili do të mbahet në momentin e hedhjes së shorteut dhe përzgjedhjes së fituesit . Ky procesverbal do të firmoset nga personat e pranishëm të cilët do të jenë; një punonjës i autorizuar nga CCBS, një punonjës i autorizuar nga Agjensia Ogilvy SHPK adresa: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 4 Tiranë 1001, një punonjës i autorizuar nga Autoriteti Mbikqyrës i Lojrave te Fatit, një punonjës i autorizuar nga Tatimet si dhe Noteri Publik dhe ose As/Noterit te autorizuar nga CCBS.
  • Ditët e pushimit do të zëvendësohen nga dita pasardhëse.
  • Vendi ku do të hidhet shorteu për zgjedhjen e fituesit është prane Agjensia Ogilvy SHPK adresa: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kat 4 Tiranë 1001.
  • Mënyra e zgjedhjes së fituesit do të jetë rastësore nga sistemi. Do të përzgjidhen në mënyrë rastësore 1 person për shorte dhe fitues të një shorteu konsiderohen personi pare numrat e tjerë do të mbahen rezervë.

Gjatë kohëzgjatjes së ketij promocioni, konsumatorët do të kenë mundësinë të fitojnë në total:

  • 1 dhuratë në jave per 6 jave, 6 fitues ne total: 
  • Vlera totale e dhuratave është si më poshtë:
• PërshkrimSasi (set)Alliance Travel (Agjensia) 
  Çmim/njesi (Eur, pa TVSH excl.)Total (Eur, pa TVSH excl.)
Udhëtim në Bukuresht, Rumani (2 persona për set biletash) Europa Royale Bucharest 4*

Të përfshira në çmim:
• avioni vajtje–ardhje
• me çantë shpine
• akomodim në hotel 2 netë
• mëngjeset
• transferta aeroport – hoteli më sipër – aeroport
• transferta hotel – Kështjella e Drakulës – hotel
• tour tek Kështjella
67304,380
Total  4,380.00

 

Komentet:

Tirana – Bukuresht | 14.11.2025 | 16.11.2025 | 2 Netë(s) | 2 Dhoma(s) | Europa Royale Bucharest 4*  
RYAN AIR  
14 Nentor   Tirana to Bucharest Otopeni21:35 – 00:05FR8416
16 Nentor   Bucharest Otopeni to Tirana05:50 – 06:20FR8415

*Çmimi nuk eshte i konvertueshem në para. 

6. Numri i parashikuar i pjesëmarrësve në promocionin “Loja Promocionale Fanta Halloween” është rreth ~2 milion.

Shpërndarja e dhurates do të bëhet në ambientet e CCBS. Fituesit mund të tërheqin dhuratën nga e Hëna në të Premte, nga ora 10:00-16:00 nga data 24 Shtator 2025 deri me 10 Nentor 2025. Tërheqja e dhuratës mund të kryhet vetëm me paraqitjen e dokumentit të identifikimit të fituesit. Fituesi duhet të firmosi në momentin e marjes së dhuratës procesverbalin e marrjes në dorëzim të dhuratës si dhe faturën përkatëse. Fituesi do të përfitojë dhuratën brënda një harku kohor prej 10 ditë pune nga data e shpalljes fitues. Nëse Fituesi nuk do të paraqitet, brënda afatit ditor prej 10 ditë pune, për të tërhequr dhuratën, ai pranon se nuk do të ketë asnjë pretendim ndaj CCBS, lidhur me dhuratën e përfituar, pasi ai humb të drejtën si fitues i këtij Promocioni dhe CCBS-së i lind e drejta të shpallë fitues personin pasardhës të përzgjedhur në të njejtën ditë me fituesin që ka refuzuar të tërheqë dhuratën.

Pjesëmarrës në shorte do të jenë të gjithë konsumatoret që kanë marr pjese dhe kan aplikuar per tu bere pjese e logje promocionale Coca‑Cola në website gjatë periudhës respektive: 22 Shtator 2025 deri 31Tetor 2025.

Fituesi do të:

a) Njoftohet me email ose telefon brënda ditës së hedhjes së shorteut. Nëse fituesi nuk përgjigjet 

në emailin e derguar brenda 5 dite pune apo emaili nuk i shkon, atëherë CCBS-së i lind e drejta të shpallë fitues personin pasardhës.

b) Në rast se fituesi nuk përgjigjet në email pranon se nuk do të ketë asnjë pretendim lidhur me humbjen e të drejtës si fitues i këtij Promocioni.

c) Duhet të japë me email kredencialet e plota si: emër, mbiemër, atësi, numrin e kartës së identitetit, qytetin dhe adresën e saktë të banimit. 

d) Të gjitha të dhënat personale do të përpunohen nga CCBS vetëm për qëllimin e këtij promocioni, vetem pas miratimit te kushteve dhe termave per perpunimin e ketyre te dhenave nga ana e aplikuesve ne llogarine e krijuar e sipas rregullores perkatese dhe do te shkaterrohen brënda 14 ditëve nga përfundimi i dorëzimit të dhurates, sipas ligjit në fuqi, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara.Të dhënat personale të mbledhura nga CCBS dhe Agjensia Ogilvy SHPK me seli ne adresen: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kat 4 Tiranë 1001 në kuadër të këtij promocioni dhe sipas kushteve të kësaj rregullore, do të trajtohen në përputhje me Ligjin “Nr.124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

e) CCBS nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë dëm financiar apo jofinanciar (përfshirë dëmin apo fitimin e munguar) që mund të rezultojë si pasojë e pjesëmarrjes në promocionin “Loja Promocionale Fanta Halloween” përjashtuar përgjegjësinë ligjore të CCBS.

f) Të gjithe pjesmarrësit në lojën promocionale duhet të jenë në dijeni se të dhenat e fituesve në këtë lojë promocionale do të shpallen në faqen zyrtare të lojes promocionale “Loja Promocionale Fanta Halloween” dhe bien dakord që të dhenat e tyre të jenë publike në faqen zyrtare pas shpalljes së fituesit deri me date 10 Nentor 2025.

g) Në rast gabimesh në stampim apo të çdo parregullsie tjetër të hapeses se kanaces promocionale, përfshi këtu fshirjen e pjesshme apo modifikimin e kodeve sipas vlerësimit të vetëm të subjektit organizues, subjekti organizues CCBS apo çdo partner i autorizuar, nuk do të jetë përgjegjës apo i detyruar për dhënien e dhuratës. Pjesëmarrësit në këtë promocion nuk kanë të drejtë të kërkojnë çmim në sasi më të madhe, apo çmim të ndryshëm nga ai i përcaktuar nga subjekti organizues i fushatës sipas kësaj rregulloreje. Çmimie mësipërme nuk eshte i konvertueshme në para. Duke marrë pjesë në këtë promocion, pjesëmarrësit detyrohen të respektojnë këtë rregullore. 

h) Promocioni “Loja Promocionale Fanta Halloween” mund të ndërpritet në rast force madhore dhe/ ose Fatkeqesie Natyrore (rrethana të cila Shoqëria nuk mund t'i kishte parashikuar apo influencuar), përfshirë pamundësinë e CCBS për të vazhduar promocionin “Loja Promocionale Fanta Halloween” për arsye që nuk varen nga vullneti i saj. CCBS do të informojë konsumatorët me mjetet e duhura në rast ndërprerjeje të promocionit “Loja Promocionale Fanta Halloween” duke dhënë edhe arsyet e kësaj ndërprerjeje. Në raste të tilla, CCBS nuk do të ketë detyrimin për të dëmshpërblyer pjesëmarrësit për çdo shpenzim lidhur me pjesëmarrjen e tyre në promocion.

i) Promocioni “Loja Promocionale Fanta Halloween” është një promocion që i drejtohet publikut dhe bazohet në nenet 661, 665, 667 paragrafi i parë dhe i tretë, 670 e 671 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Organizimi i Loja Promocionale Fanta Halloween” bëhet në përputhje me Ligjin 155 /2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërise” i ndryshuar me Ligjin nr. 75/2018 datë 25.10.2018 si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave nr. 196, datë 15.3.2017 “Përcaktimin E Mënyrave, Formave, Kritereve Dhe Rregullave Për Organizimin E Lojërave Të Fatit Promocionale”. Personat që sipas parashikimeve të kësaj rregullore kanë të drejtë të tërheqin çmimet e vëna në lojë, nëse hasin pengesë në tërheqjen e tyre mund të paraqesin çdo ankesë apo informacion në numrin e tel: +35545606060 ose ne adresën e e-mailit: info@cocacola.al.

j) Fanta Orange, Fanta Exotic, Fanta Lemon, Fanta Orange Zero janë marka te regjistruara te “The Coca‑Cola Company”.

k) Këto rregulla do të botohen pjesërisht në materialet promocionale dhe plotësisht ne website (www.coca-cola.com).