Pavarësisht a jeni sportist profesionist, sportist rekreativ ose sapo filloni udhëtimin tuaj të fitnesit, hidratimi i duhur është më i rëndësishmi për të arritur rezultate maksimale dhe për të qëndruar të shëndetshëm. Uji Rosa dhe Powerade janë partnerët tuaj të përsosur të hidratimit, pasi trupi juaj do të marrë hidratimin e pastër që i nevojitet prej tyre. Pini në mënyrë të mençur, qëndroni të hidratuar dhe arrini rezultatet më të mira!
Hidratimi nuk ka të bëjë vetëm me shuarjen e etjes. Ka të bëjë me hidratimin e trupit, mendjes dhe mirëqenies së përgjithshme. Hidratimi optimal ka një ndikim në jetën tuaj të përditshme dhe performancën atletike. Uji luan një rol veçanërisht të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të trupit, rregullimin e temperaturës dhe mbështetjen e funksioneve të organeve vitale.
Për sportistët dhe entuziastët e fitnesit, hidratimi është një parakusht për sukses. Pavarësisht nëse stërviteni në palestër, vraponi një maratonë ose konkurroni në një sport, hidratimi i duhur mund të përmirësojë ndjeshëm performancën tuaj.
Uji ROSA i pagazuar me minerale të ulëta që do të jetë miku juaj në çdo pjesë të ditës dhe në çdo situatë. Me përbërjen e tij nuk e rëndon trupin dhe është i përshtatshëm për përdorim të pakufizuar. Duke konsumuar mjaftueshëm ujë Rosa, trupi juaj do të hidratohet në mënyrën më natyrale, duke ju lejuar rezultate optimale. Uji Rosa është zgjedhja perfekte kur dilni për shëtitje, takoni miqtë ose bëni ushtrime të thjeshta si joga, pilates ose sporte rekreative.
Kur i tejkaloni kufijtë tuaj, trupi juaj ka nevojë për mbështetje shtesë. Njihuni me Powerade - pije freskuese e pagazuar, që është krijuar në mënyrë speciale për hidratim optimal. Ajo është pija perfekte për t'u konsumuar në momentet e djersitjes intensive dhe aktivitetit fizik, kur ju mungon hidratimi adekuat.
Formuluar me vitaminë B6, e cila kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes dhe me karbohidrate dhe solucione elektrolite që e përmirësojnë absorbimin e ujit gjatë aktivitetit fizik. Kjo nënkupton se ju mund të keni stërvitje më të vështira dhe më të gjata dhe të rikuperoni më shpejt.
Parandalimi i etjes: Mos prisni derisa të ndjeni etje që të pini ujë. Kur ndiheni të etur, mund të jeni të dehidratuar. Pini ujë rregullisht gjatë gjithë ditës dhe rrisni marrjen e ujit para, gjatë dhe pas stërvitjes.
Kombinoni: Përdorni ujë dhe pije sportive që të jeni vazhdimisht të hidratuar. Pini ujë Rosa për hidratim të përditshëm dhe Powerade gjatë dhe pas ushtrimeve intensive.
Monitorojeni nivelin e hidratimit: Kushtojini vëmendje ngjyruess së urinës. Një ngjyrues e verdhë e lehtë zakonisht do të thotë që jeni të hidratuar në mënyrë adekuate, ndërsa nuancat më të errëta tregojnë se duhet të pini më shumë lëngje.
Balancojeni ushqimin tuaj: Konsumoni një ushqim të balancuar të pasur me fruta, perime dhe drithëra që të përmirësoni natyrshëm hidratimin dhe nivelet e lëndëve ushqyese.