Jon Batiste

Featured Artist

Jon Batiste është një nga muzikantët më të shkëlqyer, më frytdhënës dhe më të arrirë në histori. Batiste ka kryer studimet në shkollën e mirënjohur Juilliard School në Nju Jork, nga ku u pajis me diplomë BA dhe MFA. Në vitin 2020, ai fitoi çmimin "Oscar" për këngën më të mirë origjinale për filmin "Soul" të Disney/Pixar, një nder që e ndau me kompozitorët Trent Reznor dhe Atticus Ross. Ai është kompozitori i dytë me ngjyrë në histori, pas muzikantit legjendar të xhazit Herbie Hancock, i cili ka fituar një çmim "Academy Award" për kompozim. Albumi më i fundit i Batiste, "We Are", u publikua në mars të vitit 2021 me një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv nga kritikët. Më pas ai u nominua për njëmbëdhjetë çmime "Grammy" në shtatë kategori të ndryshme, diçka që ndodhi për herë të parë në historinë e çmimeve "Grammy". Nga ato nominime, atij i takuan pesë çmime "Grammy", duke përfshirë edhe çmimin për albumin e vitit. 

Jon Batiste | Calling Your Name | Coke Studio