Rregullore e Promocionit “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” të organizuar nga “Coca‑Cola Bottling Shqipëria” (CCBS)

 

 

1. Subjekti organizues i promocionit “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas”  është shoqëria Coca‑Cola Bottling Shqipëria Shpk (CCBS),  NUIS J61901061H, me seli në adresën: Rr. Kombëtare Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Tiranë.

2. Promocioni “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” do të zhvillohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

3. Në promocionin “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” mund te marin pjese të gjithë personat fizikë me rezidencë të përhershme në Republikën e Shqipërisë, mbi 18 Vjec, të cilët do të blejnë produktet Coca‑Cola dhe/ose Coca‑Cola Zero ne paketimet: kanaçe 150ml, kanace 330ml, shishe PET 0.45L, PET 0.9 L, PET 1.5l dhe PET 2L, pergjate periudhes se promocionit  17 Nëntor -  29 Dhjetor 2025.Produktet e siperpermendura duhet te jene të prodhuara nga Coca‑Cola Bottling Shqipëria shpk.

4. Nuk mund të marrin pjesë në promocionin “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” punëmarrësit e subjektit organizues, titullarët e distributorëve të autorizuar, apo punëmarrësit e pikave të shitjes ku tregëtohen produktet e CCBS, familjarët e personave të mësipërm (bashkëshort, bashkëjetues, prindër, fëmijë, vëllezër dhe motra).

5. Produktet e CCBS të përfshira në këtë promocion do të shiten me çmimin normal të tregut. Çmimi i rekomanduar i tregut per keto produkte gjendet në tabelën me poshte: 

Emertimi

Formati

Cmimi I Rekomanduar (Pa TVSH)

Cmimi I Rekomanduar per cope (me TVSH)

Coca‑Cola Shije Origjinale

Kanace 150 ml

ALL                              37.50

ALL                                                  45.00

Coca‑Cola Shije Origjinale

Kanace 330 ml

ALL                             66.67

ALL                                                  80.00

Coca‑ColaShije Origjinale

PET 0.45L

ALL                             66.67

ALL                                                  80.00

Coca‑Cola Shije Origjinale

PET 0.9L

ALL                               83.33

ALL                                                  100.00

Coca‑Cola Shije Origjinale

PET 1.5L

ALL                               133.33

ALL                                                  160.00

Coca‑Cola Shije Origjinale

PET 2L

ALL                               166.67

ALL                                                  200.00

Coca‑Cola Zero

Kanace 150 ml

ALL                               37.50

ALL                                                  45.00

Coca‑Cola Zero

Kanace 330 ml

ALL                               66.67

ALL                                                  80.00

Coca‑Cola Zero

PET 0.45L

ALL                               66.67

ALL                                                  80.00

Coca‑Cola Zero

PET 0.9L

ALL                               83.33

ALL                                                  100.00

Coca‑Cola Zero

PET 1.5L

ALL                              133.33

ALL                                                160.00

Për të marrë pjesë në promocion konsumatorët duhet të blejne nje nga produktet e siperpërmendura, të skanojnë QR në paketim ose të hyjne ne faqen e website www.coca-cola.com  dhe te  krijojne nje llogari me te dhenat e tyre, pa kosto. Me pas konsumatori regjistrohet me te dhenat personale duke hyrë tek paneli kryesor dhe ngarkon faturen fiskale per t’u bere pjesë e shorteut. Nje konsumator mund te marrë pjese me shumë se nje here.

Shoqeria e cila do të menaxhojë dhe monitorojë website do të jetë  Agjensia 1UP LABS adresa: Rr.Themistokli Germenji, Nr1, Tirana, Albania 1001

Mekanika e promocionit “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” konsiston në një kombinim të formulave “Bëj blerje të nje produkti Coca‑Cola ose Coca‑Cola Zero, hyr ne faqen  website te promocionit, ngarko faturen e blerjes ku te lexohet blerja e nje prej produkteve Coca‑Cola ose Coca‑Cola Zero, dhe apliko per t’u bere pjese e  shorteut “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” për të fituar dhurata.

Për të marrë pjesë në promocionin “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” dhe për të fituar çmimet e vëna në dispozicion nga CCBS, pjesëmarrësit duhet të ndjekin udhëzimet vijuese të përcaktuara në këtë rregullore:

  • Konsumatori duhet të jetë mbi 18 vjec.
  • Konsumatori duhet të blejë një nga produktet Coca‑Cola ose Coca‑Cola Zero pjesë e kësaj Loje promocionale.
  • Konsumatori duhet të hyjë ne faqen e website www.coca-cola.com dhe te krijojë nje llogari.
  • Konsumatori duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në website www.coca-cola.com  dhe te ngarkojë faturen fiskale ku te lexohet blerja e minimalisht një produkti Coca‑Cola ose Coca‑Cola Zero, dhe  të perfundojë regjistrimin.
  • Loja promocionale do të jetë e vlefshme: Nga data 17 Nëntor 2025 deri në datën 29 Dhjetor 2025
  • Hedhja e shorteut per perzgjedhjen e 31 fituesve do te behet 1 here ne jave, për 6 javë rradhazi, në praninë e një noteri publik të autorizuar nga CCBS. dhe
  • Datat dhe orari i hedhjes se shorteut do te jene:

1.      26 Nëntor 2025  ora 10:00

2.       3 Dhjetor 2025  ora 10:00,

3.      10 Dhjetor 2025  ora 10:00,

4.      17 Dhjetor 2025  ora 10:00,

5.      23 Dhjetor 2025 ora 10:00,

6.      9 Janar 2026  ora 10:00.

  • 30 Fituesit e pare qe do te perzgjidhen ne 5 javet e para, 6 fitues ne cdo jave, deri në datën 23 Dhjetor, do fitojnë  secili, 1 set dhuratë me produktet:Pulovër, Shall, Kapuç dhe Doreza me prekje për ekranin.
  • Fituesi i javes se fundit qe do te perzgjidhet në datën 9 Janar 2026 do fitojë një udhëtim në Lapland për 2 persona.
  • Fituesit do te zgjidhen ne menyre rastesore. Noteri do të certifikojë me anë të një procesverbali, i cili do të mbahet në momentin e hedhjes së shorteut dhe përzgjedhjes së fituesit.
  • Ky procesverbal do të firmoset nga personat e pranishëm të cilët do të jenë; një punonjës i autorizuar nga CCBS, një punonjës i autorizuar nga Agjensia 1UP LABS,, një punonjës i autorizuar nga Autoriteti Mbikqyrës i Lojrave te Fatit, një inspektor i autorizuar nga Drejtoria e Tatimet si dhe Noteri Publik dhe ose As/Noterit te autorizuar nga CCBS.
  • Ditët e pushimit do të zëvendësohen nga dita parardhëse ose pasardhëse.
  • Vendi ku do të hidhet shorteu për zgjedhjen e fituesit është prane Agjensia 1UP LABS adresa: Rr.Themistokli Germenji, Nr1, Tirana, Albania 1001.   Mënyra e zgjedhjes së fituesit do të jetë rastësore nga sistemi. Do të përzgjidhen në mënyrë rastësore 6 persona ne cdo jave,  për për 5 shortet e para dhe 1 fitues ne shorteun e fundit. Fitues i një shorteu konsiderohet personi i parë, numrat e tjerë do të mbahen rezervë.

Gjatë kohëzgjatjes së ketij promocioni, konsumatorët do të kenë mundësinë të fitojnë në total:

  • 6 dhurata në javë per 5 javët e para, 30 fitues në total:
  • 1 dhuratë javën e fundit, 1 fitues në total
  • Vlera totale e dhuratave është si më poshtë:

·        Përshkrim

Sasi (set)

MVIA s.r.o. (Seti Dhuratë)

Alliance Travel (Agjensia e udhëtimit)

Cmim/njësi
(Eur, pa TVSH excl.)

Total
(Eur, pa TVSH excl.)

Set Dhuratë (Pulovër, Shall, Kapuç dhe Doreza me prekje për ekranin)

30

47€

1,410€

Udhëtim në Lapland, Finlandë (2 persona)
Villa Happy Fox


Të përfshira në çmim:

·        avioni vajtje ardhje

·        Bagazh dore 10 kg për secilin

·        akomodim në hotel 3 netë

·        mëngjeset

1

1,900€

1,900€

Total

 

3,310.00 €

Kursi i këmbimit: 98 lekë/euro.

   

 

 

Komentet:

Tirana – Milano Bergamo – Lapland Rovaniemi| 18.01.2026 – 19.01.2026 | 22.01.2026 – 23.01.2026 | 3 Netë(s) | 1 Dhomë | Villa Happy Fox Lapland 

 


RYAN AIR

18 Janar        Tirana to Milan Bergamo                                   23:20 - 01:05

19 Janar        Milan Bergamo to Lapland Rovaniemi             06:50 - 11:45

22 Janar        Lapland Rovaniemi to Milan Bergamo             21:20 - 00:15

23 Janar        Milan Bergamo to Tirana                                   07:40 - 09:25

 

*Çmimi nuk është i konvertueshem në para.

6. Numri i parashikuar i pjesëmarrësve në promocionin “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” është rreth ~2 milion.

Shpërndarja e dhuratave do të bëhet në ambientet e CCBS. Fituesit mund të tërheqin dhuratën nga e Hëna në të Premte, nga ora 10:00-16:00 nga data 27 Nëntor 2025 deri më 25 Janar 2026. Tërheqja e dhuratës mund të kryhet vetëm me paraqitjen e dokumentit  të identifikimit të fituesit. Në momentin e marjes së dhuratës, Fituesi duhet të nenshkruaje procesverbalin e marrjes në dorëzim të dhuratës.

Fituesi duhet  të paraqitet ne CCBS per terheqjen e dhuratës brenda një harku kohor prej 10 ditë pune nga data e shpalljes fitues. Nëse Fituesi nuk do të paraqitet brenda afatit ditor prej 10 ditë pune, për të tërhequr dhuratën, ai pranon se nuk do të ketë asnjë pretendim ndaj CCBS, lidhur me dhuratën e përfituar, pasi ai humb të drejtën si fitues i këtij Promocioni dhe CCBS-së i lind e drejta të shpallë fitues personin pasardhës të përzgjedhur në të njejtën ditë me fituesin që ka refuzuar të tërheqë dhuratën.

Pjesëmarrës në shorte do të jenë të gjithë konsumatorët që kanë aplikuar në website për t’u bërë pjese e lojës promocionale Coca‑Cola Xmas gjatë periudhës se promocionit: 17 Nëntor 2025 -29 Dhjetor 2025.

Fituesi do të:

a)  Njoftohet me email brenda ditës së hedhjes së shorteut. Nëse fituesi nuk përgjigjet në emailin e dërguar brenda 5 dite pune ose dergimi i  e-mailit deshton, atëherë CCBS-së  i lind e drejta të shpallë fitues personin pasardhës.

 

b) Në rast se fituesi nuk përgjigjet në email pranon se nuk do të ketë asnjë pretendim per dhurate dhe humbet  të drejtën si fitues i këtij Promocioni.

 

c) Duhet të dergoje me email kredencialet e plota si:  emër, mbiemër, atësi, numrin e kartës së identitetit, qytetin dhe adresën e saktë të banimit.

 

d) Të gjitha të dhënat personale do të përpunohen nga CCBS vetëm për qëllimin e këtij promocioni, vetëm pas miratimit te kushteve dhe termave për përpunimin e këtyre të dhënave nga ana e aplikuesve në llogarinë e krijuar  e sipas rregullores përkatese dhe do të shkatërrohen brenda 14 ditëve nga përfundimi i dorëzimit të dhuratës, sipas ligjit në fuqi, duke mos lejuar  humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale tëtransmetuara, ruajtura apo përpunuara.Të dhënat personale të mbledhura nga CCBS dhe Agjensia 1UP LABS adresa: Rr.Themistokli Germenji, Nr1, Tirana, Albania 1001 në kuadër të këtij promocioni dhe sipas kushteve të kësaj rregullore, do të trajtohen në përputhje me Ligjin “Nr.124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

e) CCBS nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë dëm financiar apo jofinanciar (përfshirë dëmin apo fitimin e munguar) që mund të rezultojë si pasojë e pjesëmarrjes  në promocionin “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” përjashtuar përgjegjësinë ligjore të CCBS.

 

f) Të gjithë pjesmarrësit në lojën promocionale duhet të jenë në dijeni se të dhënat e fituesve në këtë lojë promocionale do të shpallen në faqen zyrtare të lojës promocionale “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” dhe bien dakord që të dhënat e tyre të jenë publike në faqen zyrtare pas shpalljes së fituesit deri më datë 31 Janar 2026.

 

g) Pjesëmarrësit në këtë promocion nuk kanë të drejtë të kërkojnë çmim në sasi më të madhe, apo çmim të ndryshëm nga ai i përcaktuar nga subjekti organizues i fushatës sipas kësaj rregulloreje. Çmimet e mësipërme nuk janë të konvertueshme në para. Duke marrë pjesë në këtë promocion, pjesëmarrësit detyrohen të respektojnë këtë rregullore.

 

h) Promocioni “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” mund të ndërpritet në rast force madhore dhe/ ose Fatkeqësie Natyrore (rrethana të cila Shoqëria nuk mund t'i kishte parashikuar apo influencuar), përfshirë pamundësinë e CCBS për të vazhduar promocionin “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” për arsye që nuk varen nga vullneti i saj. CCBS do të informojë konsumatorët me mjetet e duhura në rast ndërprerjeje të promocionit “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” duke dhënë edhe arsyet e kësaj ndërprerjeje. Në raste të tilla, CCBS nuk do të ketë detyrimin për të dëmshpërblyer pjesëmarrësit për çdo shpenzim lidhur me pjesëmarrjen e tyre në promocion.

 

i) Promocioni  “Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” është një promocion që i drejtohet publikut dhe bazohet në nenet 661, 665, 667 paragrafi i parë dhe i tretë, 670 e 671 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Organizimi i Loja Promocionale Coca‑Cola Xmas” bëhet në përputhje me Ligjin 155 /2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërise” i ndryshuar me Ligjin nr. 75/2018 datë 25.10.2018 si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave nr. 196, datë 15.3.2017 “Përcaktimin E Mënyrave, Formave, Kritereve Dhe Rregullave Për Organizimin E Lojërave Të Fatit Promocionale”. Personat që sipas parashikimeve të kësaj rregullore kanë të drejtë të tërheqin çmimet e vëna në lojë, nëse hasin pengesë në tërheqjen e tyre mund të paraqesin çdo ankesë apo informacion në numrin e tel: +35545606060 ose ne adresën e e-mailit: info@cocacola.al.

 

j) Coca‑Cola dhe Coca‑Cola Zero  janë marka te regjistruara te “The Coca‑Cola Company”.

 

k) Këto rregulla do të botohen pjesërisht në materialet promocionale dhe plotësisht ne website (www.coca-cola.com).