Kjo deklaratë zbatohet për përmbajtjet origjinale të publikuara në faqen www.coca-cola.com/xk/sq dhe nënfaqet e saj.
Ne bëjmë maksimumin që përmbajtja kyçe në faqet tona të jetë e aksesueshme dhe që t'u mundësohet qasja të gjithë përdoruesve në informacione dhe në funksionet thelbësore. Pavarësisht përpjekjeve tona për të ruajtur aksesueshmërinë e faqes, disa përmbajtje ose funksione, mund të kenë përditësime ose kufizime teknike.
Kjo faqe interneti menaxhohet nga Coca‑Cola Services N.V., Bruksel/Belgjikë. Ajo është projektuar të përdoret nga sa më shumë njerëz, duke përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara.
Ju duhet të jeni në gjendje që:
• ta zmadhoni pamjen deri në 200% ndërkohë që faqja dhe përmbajtjet ruajnë integritetin e tyre strukturor
• të lundroni në të gjithë elementët ndërveprues dhe statikë të faqes së internetit me anë të kontrolleve me tastierë e me gjeste rrëshqitëse, me një rrjedhë logjike nga lart-poshtë
• të lundroni në të gjitha përmbajtjet me tekst dhe pa tekst, duke përdorur një lexues modern ekrani dhe program që njeh të folurin (si në platformat për kompjuter fiks, edhe në ato që mbahen në dorë)
• të aktivizoni transkriptet, dhe në disa raste, titrat për përmbajtjet mediatike
Kjo faqe interneti është krijuar në përputhje me standardin teknik për faqet e internetit dhe aplikacionet celulare, EN 301 549 v.3.2.1. Ajo ndjek ngushtësisht nivelin ‘AA’ të Udhëzimeve të aksesueshmërisë (WCAG) versioni 2.2 për përmbajtjet e faqes së internetit.
Kjo faqe interneti përputhet pjesërisht me standardin teknik EN 301 549 v.3.2.1 dhe me Udhëzimet e aksesueshmërisë së përmbajtjeve të faqeve të internetit (WCAG) 2.2 niveli AA. Për më shumë detaje, shiko: "Përmbajtjet e paaksesueshme".
Kjo deklaratë është publikuar më: 21.01.2026.
Kjo deklaratë është rishikuar së fundmi më: 07.10.2025.
Kjo deklaratë bazohet në vetëvlerësim të realizuar nga Coca‑Cola Services N.V., Bruksel/Belgjikë
E mirëpresim opinionin tuaj. Ju lutemi, na bëni me dije nëse hasni pengesa me aksesueshmërinë:
Ne do të përpiqemi t'ju përgjigjemi brenda 15 ditësh pune nga data e marrjes së kërkesës nga departamenti përgjegjës i Komisionit.
Faqja e internetit është projektuar për t'u përputhur me teknologjitë më të përdorura mbështetëse, si më poshtë:
• versioni më i fundit i shfletuesve Mozilla Firefox dhe Apple Safari;
• në kombinim me versionet më të fundit të NVDA dhe VoiceOver.
Aksesueshmëria e faqes së internetit mbështetet në teknologjitë e mëposhtme për të funksionuar në harmoni me kombinimin e lartpërmendur të shfletuesve të internetit dhe çdo teknologji mbështetëse ose shtesa të instaluara në kompjuterin tuaj:
• HTML
• WAI-ARIA
• CSS
• JavaScript
Pavarësisht se ne bëjmë maksimumin që të garantojmë aksesueshmërinë e faqes së internetit, jemi të ndërgjegjshëm që ka disa kufizime, të cilat po punojmë t'i rregullojmë. Më poshtë është një përshkrim i kufizimeve të njohura dhe e zgjidhjeve të mundshme. Ju lutemi, na kontaktoni nëse hasni një problem që nuk është në listën më poshtë.
• Titrat e videove: disa video nuk mund të shihen me titra, por në disa raste ka transkripte. Po përpiqemi që deri në dhjetor 2026, të sjellim funksionalitetin e titrave te të gjitha videot.
• Përshkrimi i audios: Videot në këtë faqe interneti nuk kanë përshkrime me zë.
• Lexuesit e ekranit: Disa përmbajtje mund të anashkalohen për shkak të papërputhshmërisë së aplikimit.
• Komponentë të integruar: Komponentët e integruar nuk janë pjesë e procesit tonë të zhvillimit dhe mund të përmbajnë elementë, që nuk përputhen me standardet e aksesueshmërisë.