COCA‑COLA, MË SHQIPTARE NGA Ç’MENDON!

10/21/2021

Historia e Coca‑Cola në Shqipëri mund të mos jetë më e hershmja, por është padyshim ndër më domethënëset; që kur hyri zyrtarisht në tregun shqiptar 27 vite më parë, Coca‑Cola ka patur një ndikim të konsiderueshëm si në ekonominë, ashtu edhe në kulturën e vendit.
Ishte viti 1994 kur u ngrit Coca‑Cola Bottling Shqipëria. Nga rënia e sistemit totalitar, që solli edhe hapjen e ekonomisë, kishin kaluar vetëm 4 vite. Megjithatë për shumë shqiptarë, Coca‑Cola kishte qenë emër i ëndërruar prej kohësh, një objekt fantazie dhe kurreshtjeje për të mësuar më shumë për botën jashtë.
Punimet për ngritjen e facilitetit të Coca‑Cola në Shqipëri zgjatën 83 ditë, ndërsa kompania e nisi aktivitetin me vetëm 20 punonjës.
Sot, me 342 të punësuar dhe një portofol markash ikonike: Coca‑Cola, Fanta, Sprite dhe Schweppes, Coca- Cola në Shqipëri përfaqëson një fuqi të vërtetë ekonomike, duke gjeneruar 5,437 vende pune në ekonominë shqiptare përmes zinxhirit të saj të furnizimit.
Një kërkim i Universitetit SDA Bocconi, dega Menaxhim, përllogariti ndikimin e kompanisë në ekonominë e vendit duke nxjerrë në pah vendet e punës dhe të ardhurat e gjeneruara falë prezencës së Coca‑Cola në Shqipëri, si edhe ndikimin social dhe angazhimin konkret në të mirë të mjedisit.

Coca- Cola në Shqipëri

3,267 milionë lekë
Burimet e gjeneruara dhe të shpërndara, të barabarta me 0,19% të PBB-së vendase

342
të punësuar në personelin e CCBS

21%
e gjithë forcës punëtore në sektorin e pijeve në Shqipëri

5,437 vende pune
të gjeneruara nga zinxhiri i prodhimit Coca‑Cola

410
Furnitorë lokalë

21,313
Njerëz që varen direkt dhe indirekt nga vendet e punës që hap zinxhiri i Coca‑Cola

16 vende pune
Për çdo të punësuar në personelin e CCBS

Pagat deri në 56%
më të larta se mesatarja*

80%
Gratë në pozicionet drejtuese në CCBS

Shënim:
*56% u referohet punonjësve të administratës, specialistëve ; pagat e përfaqësuesve të shitjeve janë deri në 14% më të larta dhe ato të menaxherëve / drejtuesve deri në 40% më të larta

Coca‑Cola
më sociale nga ç’mendon

100% elektrike
Flota e makinave të CCBS në Tiranë, Durrës e Kavajë

9 stacione elektrike
si mbeshtetje per infrastrukturen e nevojshme per karikimin e makinave elektrike, me investim të CCBS

242 tonë CO2
Të reduktuara në vit nga flota e makinave elektrike të CCBS

+ 1000
Pemë të mbjella në ambientet e CCBS dhe tek Liqeni i Tiranës

10,680 m2
Panele fotovoltaike per prodhimin e afro 62% te energjise se kërkuar nga CCBS dhe reduktimin e 1,230 tonë CO2 të emetuar çdo vit. 

21 tonë
Pastrim i mbeturinave nëpër plazhe brenda një viti  

 

Ndikimi në ekonominë qarkore

Coca‑Cola në Shqipëri prezantoi në korrik të këtij viti shishet me plastikë 100% të ricikluar (rPET), për të gjitha markat në portofolin e kompanisë në formatet 0.45L& 0.9L, duke investuar në një total prej 4,740,000 paketimesh, vetëm gjatë vitit 2021. Coca‑Cola në Shqipëri prezantoi edhe shishen e re dinamike të produktit Sprite, një largim nga paketimi i saj historik jeshil, për një PET transparent lehtësisht të riciklueshëm dhe të ricikluar.
Këto risi, në prodhimin me shishe rPET, janë pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë “The Coca‑Cola Company”, në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”.

100% e ricikluar
Paketimi për formatet 0.45L dhe 0.9L për te gjitha markat në portofolin e Coca‑Cola

4,740,000 paketime
Të ricikluara dhe të riciklueshme të produkteve të Coca‑Cola vetëm gjatë 2021

Për herë të 1-rë
Sprite heq dorë nga ngjyra ikonike e gjelbër për një paketim të tejdukshëm lehtësisht të riciklueshëm